Ivan Balliu regjisstroi asistin e tij të parë për këtë sezon në La Liga. Mbrojtësi shqiptar shërbeu bukur për Falkaon, i cili nuk e ka humbur aspak nuhatjen e pagabueshme në zonë. Prania e një sulmuesi të tillë në radhët e Rajo Vajekanos duket e pabesueshme për Balliun, që pas ndeshjes ka vlerësuar së tepërmi figurën e Radamel Falkaos.
“Me Falkaon është shumë e lehtë, thjesht duhet ta vendosësh topin në zone që ai ta shtyjë. Është e pabesueshme të kesh një lojtar të tillë. Duhet të hedhësh më shumë topa në zonë sepse në stërvitje është njësoj.
Vrapimi, puna dhe lufta për shokun e skuadrës është ADN -ja e këtij ekipi. Është linja që duhet ndjekur, trajneri e kërkon dhe kjo është formula për fitoret. Duhet të vazhdojmë. Faleminderit tifozëve. Ka njerëz që kanë bërë 4-5 orë radhë. Kjo fitore shkon për ta. Për klubin dhe tifozët e mëdhenj që kemi.
Ne e dimë se sa e vështirë është për njerëzit të vijnë për të parë një ndeshje. Dua të falënderoj një nga një sepse 4-5 orë më duken të çmendura që klubi e lejon këtë. Atmosfera është e pabesueshme.
Ne jemi gabim nëse mendojmë ndryshe. Objektivi është i qartë dhe është qëndrueshmëria. Do të kemi kohë të vështira, edhe pse tani duhet ta shijojmë këtë”, ka deklaruar Ivan Balliu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/