“Tifozët nuk e donin Plorin që kur u emërua”, gazetari shkodran: Ishte rrufe në qiell të hapur shkarkimi i tij, duhej bërë më herët

Denis Bajraktari ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora Neës”. Teksa është folur për shkarkimin e Elvis Plorit dhe ardhjen e Mirel Josës, Bajraktari që është pjesë e “TV Rozafa”, është shprehur se këto lëvizje ishin surprizuese.

“Largimi i Plorit ishte rrufe në qiell të hapur, pritej më herët. Vllaznia nuk kishte rezultate dhe duhej të vinte më herët, pasi Europa është larguar nga kampionati. Ishte surprizues edhe ardhja e Mirel Josës, që më shumë do të jetë për sezonin e ardhshëm. Në kohën e ikjes së Brdaric, tifozët nuk ishin dakort me emërimin e Plorit dhe donin largimin total të stafit”, tha Bajraktari. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *