Ilir Daja e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme nën drejtimin e Ballkanit, pasi u largua nga Partizani. Trajneri shqiptar ka arritur që të fitojë edhe kundër Llapit në ditën e sotme me shifrat 1-0 falë golit të Krasniqit.
Tanimë kjo skuadër mban vendin e parë me 48 pikë, dy pikë më tepër sesa Gjilani që mban vendin e dytë. Ndërkohë kjo ishte fitorja e 6 radhazi në ndeshjet zyrtare për Ballkanin, në po aq ndeshje të luajtura pas ardhjes së Ilir Dajës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/