Tifozët mezi prisnin/ Xhaferi takon kryebashkiaken Ademi, dy orë diskutime për të marrë drejtimin e Vllaznisë

Takimi i parë i shumëpritur mes Alban Xhaferit dhe kryebashkiakes Ademi ka ndodhur në ditën e djeshme. Pikërisht ajo që tifozët shkodranë e prisnin prej shumë kohësh, pasi kërkojnë që presidenti i ekipit të tyre në basketboll, të marrë edhe drejtimin e klubit të futbollit.

Sipas asaj që raporton “Shkodra Sport”, takimi ka zgjatur rreth dy orë. Aty janë diskutuar shumë tema në lidhjen e bashkëpunimit dhe mënyrës sesi mundet që Xhaferi të marrë në zotërim Vllazninë, për të vendosur në jetë projektin e tij. Megjithatë për të mbërritur deri në këtë pikë kërkohet edhe shumë kohë, pasi do të kemi të tjera diskutime dhe Bashkia kërkon garanci për të privatizuar skuadrën. A do të përmbushë Xhaferi kushtet e vendosura? Një gjë është e sigurtë, për tifozët i kalon të gjitha këto kushte, pasi e presin me padurim… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *