“Tifozët? Ka ditë për reflektim, Anglia vjen një herë në 20 vjet”, Duka: Jemi të fundit për financime në sport

Armand Duka ka qenë i ftuar në “Sport News“ në “News 24“. Në një intervistë me gazetaren Enxhi Biba, presidenti i FSHF-së ka folur për objektivin e Kombëtares në këtë edicion të kualifikueseve për Botërorin 2022. Gjithashtu në vëmendje ka ardhur edhe çështja e tifozëve në stadium, të cilët do i jepnin një tjetër motivim kuqezinjve. Ndërkohë biseda kthehet më pas edhe në futbollin shqiptar, ku kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit kujton faktin se qeveria nuk mbajti premtimet e dhëna për përfundimin e bojkotit nga ana e klubeve të Kategorisë Superiore.

“Ky është një nga kompeticionet më të rëndësishme. Kemi provuar dhe kemi arritur t‘ia dalim për eliminatoret e Europianit, por kurrë s’ia kemi dalë për një Kupë Bote. Është një kompeticion akoma më i vështirë, duke pasur parasysh që kualifikohen vetëm 13 skuadra dhe jo 24 si në Europian. Kundërshtarët tashmë ne i dimë, janë të fortë. I luajmë ndeshjet në këtë kohë pandemie me një intesitet akoma më të madh. Jemi përgatitur për të bërë më të mirën, duke qenë të ndërgjegjshëm për çfarë kemi përballë. Por ajo që Shqipëria duhet të tentojë dhe mund të arrijë realisht është një vend i 3-të në grup. Kjo nuk do të thotë që ne nuk luajmë për të fituar apo kualifikuar. Gjithçka ndodh dhe ne do ti provojmë të gjitha. Skuadra është e mirë. Fatmirësisht lojtarët janë pothuajse të gjithë të aktivizuar në skuadrat e tyre.

Ndeshjet që kanë presion të vërtetë janë ndeshje si kjo e para, ku ne luajmë në Andorra. Ekipi duhet të ndërtojë, duhet të fitojë dhe në një farë mënyre nuk i falet humbja apo barazimi. Ndërsa kundër një kundërshtari si Anglia motivimi është akoma më i lehtë. niveli profesional pikërisht për këtë është, që të dinë të vlerësojnë këto skuadra që rëndom tifozët i quajnë të vogla. Por nuk ka skuadra të vogla. Skuadra të vogla ka pas 90 minutëshit, kush do i fitojë ato është më i madh. Dua ta mbaj mend eksperiencën negative që kemi me Andorrë në “Elbasan Arena” në 2019 dhe nuk duhet të gabojmë tani. Duhet ta fillojmë mbarë.

A do të jetë “Air Albania” gati për Anglinë? Nuk kemi asnjë pengesë për organizimin e ndeshjes. Padyshim që kanë ekzistuar këto probleme, por ne kemi punuar shumë gjatë gjithë kësaj periudhe që tapeti të përmirësohet në nivelin maksimal për të qenë i gatshëm për ta përballuar këtë ndeshje. Është në parametra të mirë, sepse bëhen teste çdo ditë dhe nuk do të kemi probleme.

Edhe vetë jam i dyzuar në mendimet e mia sesi duhet të vepronte Komiteti Teknik për këtë çështje. Duke menduar që shëndeti është i pari dhe duhet të ruajmë shëndetin e njerëzve teorikisht, themi që mirë bëri, sepse duke parë edhe nivelin e rritjes të infeksionit në Shqipëri themi mirë bëri. Por duke parë realisht sjelljen shqiptare, duke parë që baret mbushen plot jo vetëm për të parë ndeshjen por edhe jashtë saj, do të ishte llogjike një lejim i kushtëzuar apo një numri të kufizuar të spektatorëve në stadium. Kur ne shohim në jetën e përditshme shqiptare që ka njerëz në bare plot, që mbase nuk duhet të ketë. Por fakti është që janë. Pse jo të ishte të paktën në çdo 3 sedilje një spectator. Do ishte mirë për skuadrën, sepse do ta mbështesnin. Do ishte mirë për vetë spektatorët, sepse kemi kaluar dhe po kalojmë një periudhë të vështirë pa aktivitete sociale dhe do të bënte një lloj rikthimi në jetë. Edhe vetë spektatorët që do ta ndiqnin nuk e kanë shpesh këtë mundësi. Vjen një herë në 20 vjet apo më pak. Megjithatë ka ditë për të reflektuar.

Ne jemi vendi i fundit në Europë për sa i përket financimeve në sport. Edhe po të shohim grantin që jep qeveria për sportin, megjithëse u premtuar në 2020 që do të jetë disa herë më i madh përsëri është i njëjtë. Është afërsisht 1 milion e 70 mijë euro edhe për vitin 2021, i ndarë në disa Federata, madje edhe në disa anonime dhe çuditërisht për Federatën e Futbollit apo për klubet e futbollit është 0 pa asnjë lloj justifikimi. Në një lloj mënyrë nuk ishte serioze Ministria e Arsimit për këtë proces. Sepse kërkoi që të aplikonim dhe ne aplikuam. Të paktën të na thonin të mos aplikonim dhe të bënim një sërë dokumentash të mëdha dhe të mos merrnim asnjë përgjigje. Nuk patëm asnjë ndryshim nga ato që kërkuam, ndryshimin e ligjit të sponsorizimit apo krijimin e një fondi për sportin, jo vetëm për futbollin. Por gjithsesi kjo u ndërpre. Qe një premtim që do realizoheshin të paktën 3 nga ato pika që ne kërkuam brenda 31 dhjetorit, nuk u realizuan. Le të presim se çfarë do të ndodhi pas zgjedhjeve. Le të presim që qeveria e re që do të dali pas zgjedhjeve të ketë një vëmendje të shtuar për sportin dhe të krijojë të paktën një institucion të dedikuar për sportin. Nuk mund të ketë sport pa një lloj strategjie shtetërore.

Në këtë situatë pandemie nuk mund të pretendojmë për hapa të mëdhenj përpara. Nëse do ta ruajmë nivelin është mirë. Edhe nivelin e futbollistëve, edhe nivelin e gjykimit, edhe të lojës etj. Padyshim që arbitrimi është një nga komponentët e rëndësishëm të lojës, sepse jep drejtësinë në fushë. Padyshim që ka gabime. Ka patur, ka dhe do të ketë. Shpresa që nëse do ketë një sistem VAR, gjykimi do jetë si në lojërat elektronike, është e gabuar, sepse do ketë gjithmonë gabime. E rëndësishme është që niveli i lojës, i garës të mos ndikohet nga arbitrimi por të jetë në të njëjtat nivele. çdo skuadër ka atë pozicion në tabelë që meriton me atë që ka kontribuar në fushë“, ka deklaruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online