Tifozët janë keqkuptuar, Conte e pranon: Juventusi është kategori tjetër!

Një kampionat i nisur në perfeksion për Interin në Serinë A, që nuk njihte shije tjetër veç fitores deri te përballja ndaj Juventusit. Golat e Dibalës dhe Higuain vendosën edhe fatin e takimit, në triumfin 1-2 të bardhezinjëve.

Të fitosh ndaj Interit në transfertë është gjithmonë e vështirë, por të fitoje në këtë moment ndaj zikaltërve në Seria A, ishte dyfish më shumë. Juventusi e bëri, pasi jo më kot po sundojnë prej vitesh në kampionatin Italian.

Pavarësisht shpresës së rritur për tifozët sa i përket një titulli të mundshëm, Conte i shuan të gjitha dyshimet dhe e thotë hapur për tifozët: “Më falni, kemi humbur. Meritat janë për Juventusin. Ne nuk mund të krahasohemi me ta, vijnë nga një kategorie tjetër. E kmei paguar dëmtimin e Sensit. Nuk e nisëm mirë pjesën e dytë dhe Juventusi ka treguar gjithë organikën e pasur që ka. Por ndihem krenar për djemtë e mi”, ka thënë Conte. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online