Tranaferimi i Niko Uilliamsit në Barcelonë ishte tema kryesore e merkatos në këtë verë. Entuziasmi i tifozëve katalanas për të parë bashkë në të njëjtën skuadër anësorin e Atletik Bilbaos dhe Lamin Jamalin ishte i madh. Madje tifozët i kanë kërkuar presidentit të klubit ta kryejë këtë transferim. “Laporta, firmos me Niko Uilliamsin”, i janë drejtuar një grup tifozës kreut të Barçës.
Por sipas Viktor Navarros, Laporta ka injoruar talentin spanjoll me përgjigjen e tij. “Ne tashmë kemi një skuadër të mirë”, ka thënë ai, duke nënkuptuar kështu se nuk do të ketë një tranaferim të Niko Uilliamsit këtë verë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/