Ndeshja që njihet si klasikja e futbollit shiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës ka nisur të luhet. Kjo përballje njihet për rivalitetin e të dyja ekipeve, që prek edhe tifozeritë nga të dyja palët. Shkodranët cilësohen si djepi i futbollit shiptar, me Vllazninë që është edhe klubi i parë i krijuar në vendin tonë.
Këtë gjë kanë vendosur ta nxjerrin në pah edhe tifozët shkodranë, teksa një grup prej tyre janë shfaqur duke mbajtur në duart e tyre një banderolë thumbuese për Tiranën. “Ne nuk pyesim kush jeni ju. Historia nis këtu 1919-2020”, shkruhej në banerin e shpalosur në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” nga grupimi më i ri i tifozëve të Vllaznisë, “Power 12”./Sport Ekspres/