Ambjenti i klubit të Sëlltik, u trondit jo pak në ditët e fundit, teksa trajneri Brendan Roxhers, njoftoi se sulmuesi kryesor i ekipit Leih Grifiths do të linte përkohësisht futbollin për disa arsye personale. Nuk kaloi shumë dhe mediat skoceze zbuluan se Grifiths kishte probleme me bixhozin dhe gjendja e tij mentale nuk ishte në kondicionin e duhur.
Gjithsesi, një natë më parë, Sëlltiku luante ndaj Salcburg një sfidë të vlefshme për Europa Ligë dhe pikërisht në këtë ndeshje tifozët e klubit skocez treguan mbështetjen e tyre kundrejt futbollistit 28-vjeçar. Tifozët e Sëlltikut, njihen për mbështetjen e tyre madhore ndaj ekipit të tyre dhe në këtë moment të vështirë i kanë dalë në krah lojtarit të tyre.
Fansat skocezë, shpalosën dy parulla të mëdha ku kishin shkruar: Është në rregull, të mos jesh në rregull”, duke bërë këtë lojë fjalësh, me kuptimin që edhe pse lojtari ka bërë diçka të gabuar, për ta është çdo gjë në rregull . Gjithashtu kishin shkruar dhe thënien e famshme : “Ti kurrë nuk do të jesh vetëm Leih”. Një gjest fantastik nga ana e tifozëve skocezë.
'It's ok not to be ok'
Celtic fans show their support to striker Leigh Griffiths ? pic.twitter.com/SWORGmQZ9N
— Football on TNT Sports (@footballontnt) December 13, 2018