Tifozët e Panathinaikos kërkuan lirimin e kroatëve, vëllai i Michalis Katzouris: Më vjen turp që jam grek

Më pak se dy muaj pas vrasjes së tifozit të AEK, Michalis Katzouris, vëllai i tij është plotësisht i zhgënjyer. 

Një tifoz i AEK-ut, kujtojmë, humbi jetën më 7 gusht pasi u godit me thikë në një përleshje para ndeshjes që duhej të luante skuadra e tij kundër Dinamo Zagrebit në Athinë.

Në sulmin ndaj tifozëve të AEK-ut, përveç huliganëve të ardhur nga Kroacia, kanë marrë pjesë edhe tifozët e Panathinaikos

Mbështetësit e Panathinaikos, vendosën një banderolë dje në derbin ndaj AEK: “Lironi Bad Blue Boys” .

Më pas ka folur vëllai i tifozit të vrarë. “Jam pa fjalë. Më vjen turp që jam grek. Nuk kam fjalë për një gjë të tillë. Ka disa njerëz, nga disa shtete të tjera që ju thjesht nuk mund t’i mbështesni. Cfarë mund të them? Si familje presim që të gjithë ata që janë ende në liri të arrestohen dhe ata që tashmë janë në burg të dënohen në mënyrë adekuate.

Nëse kroatët e bënë atë, atëherë le ta mbyllin gojën përgjithmonë. Është e çuditshme sesi disa prej tyre kanë arritur të kalojnë kufirin dhe të kthehen në Kroaci, duke qenë se policia i dinte emrat e të gjithë atyre që hynë në Greqi”, tha vëllai i tifozit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online