Dje në mbrëmje u luajt sfida mes Nantës e Renës, derbi i madh krahinor në Francë. Me sa duket në Nantës ndodh gjithnjë ndonjë gjë e veçantë, sepse pak muaj më parë në Nantë-PSG bëri bujë një veprim i arbitrit, i cili shkaktoi faull ndaj një lojtari të Nantës, duke kujtuar se ky i fundit u përplas qëllimisht me të.
Dje Nanta festonte 75-vjetorin dhe tifozët bënë diçka të veçantë: sapo nisi takimi, fusha u përmbyt nga topa tenisi.
Arsyeja ishte e thjeshtë: në një ditë feste për klubin, orari 19.30 nuk ishte i përshtatshëm për tifozët, pasi luhej në një ditë pune dhe te gjithë donin orën 21.00 si fillim, për të pasur kohë të shkonin në stadium.
V?DEO | Dün oynanan Nantes – Rennes maç?nda @FCNantes taraftarlar? sahay? tennis topu ya?muruna tuttular. pic.twitter.com/6atYSZsXKw
— Ligue 1 Türkçe (@Ligue1_Turkce) April 21, 2018