Kampioni i Serisë A do të përcaktohet të dielën. Interi dhe Milani ndodhen vetëm 2 pikë larg njëra tjetrës dhe për kuqezinjtë mjafton vetëm një barazim kundër Sasuolos për të ngritur lart trofeun. Dëshira për të festuar nga afër titullin ka bërë që tifozët e Milanit të jenë të etur për një biletë.
Kërkesa për një biletë në stadiumin e Sasuolos ka bërë që faqja zyrtare e këtyre të fundit të dalë jashtë përdorimit paraditen e sotme. Sipas rregullores në stadium do të lejohen vetëm 4 mijë tifozë kundërshtarë, por duket e vështirë që diçka e tillë të respektohet në fundjavë. Duke parë kërkesat e larta nga tifozeria e Milanit, me shumë mundësi Sasuolo nuk do të kufizojë numrin e tyre në tribuna./Halit Delibashi-Sport Ekspres/