Tifozët e Legias e bënë për sp.ital, shoku i skuadrës së Muçit kërkon largimin nga kampionët e Polonisë

Kriza e madhe në të cilën ka rënë Legia e Varshavës nuk është pritur aspak mirë nga tifozët. Këta të fundit njihen për huliganizmin e tyre dhe nuk e kapërdijnë lehtë faktin se një ekip kampion dhe me traditë si Legia të endet në vendet e fundit të tabelës. Tifozët e klubit polak vendosën pak ditë më parë që të tregonin f.orcën e tyre, duke ushtruar dh.unë ndaj tre lojtarëve.

Bëhet fjalë për Lopes, Luquinhas dhe Mahir Emrelin. Ky i fundit shkoi në sp.ital pas dhu.nës së tifozëve të skuadrës së tij dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak. Për këtë arsye ka telefonuar menjëherë menaxherin e tij dhe i ka kërkuar të largohet sa më parë nga klubi. Një transferim në janar apo një mbyllje e parakohshme e kontratës ishin zgjidhja që dëshironte sulmuesi nga Azerbajxhani, megjithëse një bisedë me trajnerin e ri Vukoviç e ka bërë të mendojë edhe njëherë hapin që do të ndërmarrë për të ardhmen e tij./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *