Antonio Rudiger njihet për dërgimin e mesazheve të ndryshme, si brenda dhe jashtë fushës. Ai dëshiron të ndalojë diskriminimin, veçanërisht ndaj muslimanëve dhe futbollistëve me ngjyrë. Rudiger është një prej të huajve që luajnë për kombëtaren gjermane. Edhe pse ka lindur në Gjermani, 31-vjeçari është i lidhur me Sierra Leone, prej nga është nëna e tij Lily, por gjithmonë ka theksuar se fanellën gjermane e vesh me krenari.
Por mbrojtësit nuk i pëlqeu sondazhi i turpshëm në Gjermani. Televizioni shtetëror ARD bëri një sondazh për barazinë në kombëtaren gjermane dhe rezultatet ishin vërtet shokuese. Rreth 21 për qind e 1,304 pjesëmarrësve të sondazhit besonin se duhet të kishte më shumë lojtarë të bardhë në ekipin kombëtar. Shumë besojnë se kjo është pikërisht arsyeja pse Rudiger vendosi ta festonte titullin me flamurin e Sierra Leones. Ai bërtiti me zë të lartë emrin e këtij vendi në kamera. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/