Tifozët e Burrelit të zhgënjyer, skuadrën e shohin vetëm për ndeshje

Administratori i skuadrës së Burrelit, Demir Çupi shprehet për “Sport Ekspres” se skuadra matjane është në përgatitjet e fundit për ndeshjen e parë të këtij viti, atë me Besëlidhjen e Lezhës. Ai thotë se ekipi është më mirë se sa vitin e kaluar, por nënvizon se do të duheshin të paktën edhe dy lojtarë cilësorë, një mbrojtës dhe një mesfushorë. “Jemi në negociata me disa lojtarë të mirë por kemi hasur në dy probleme, shprehet Çupi. Disa ekipe nuk u japin lojtarëve të tyre lejen e kalimit ndërkohë lojtarë të tjerë kërkojnë lekë paradhënie. Bashkia ka planifikuar fonde për ekipin e futbollit dhe ato janë të mjaftueshme për shpëtimin e skuadrës për të mos rënë nga kategoria, por ne nuk kemi para në dorë për momentin. Është një ngërç që shpresojmë ta zgjidhim shpejt”, tha administratori i Burrelit. Ai shtoi se sot (e martë) në Pezë skuadra e Ahmatajt do të luajë ndeshje miqësore me Lirinë e Prizrenit. Kjo është një tjetër ndeshje ku teknikët do të kuptojnë cilësinë e lojtarëve që kanë në dispozicion.

Tifozët – Tifozët e Burrelit nuk e fshehin zhgënjimin e tyre me Bashkinë e Matit, sidomos me kryebashkiakun Nezir Rizvani. Në fund të muajit dhjetor 2017 tifozë të qytetit verilindor kontaktuan me Rizvanin dhe i kërkuan të ndërhynte për ta shpëtuar ekipin që të mos zbresë një kategori më poshtë. Kërkesat e mbështetësve të Burrelit ishin dy, largimi i ish-trajnerit Shahin Berberi dhe rikthimi i skuadrës për t’u stërvitur në këtë qytet. Kërkesa e parë është zgjidhur pasi aktualisht Burrelin e drejton ish-trajneri i Korabit, Julian Ahmataj, sakaq kërkesa e tyre jo vetëm nuk është zgjidhur, por pak shanse ka të zgjidhet edhe në të ardhmen. Tifozët matjanë dëshirojnë ta ndjekin ekipin e tyre në “Liri Ballabani” edhe gjatë seancave stërvitore.

Albi  Lala

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online