Ashtu siç edhe e paralajmëroi, Igli Allmuça dha dorëheqjen nga drejtimi i klubit të Dinamos si pasojë e mungesës së rezultateve. Ekipi kryeqytetas njoftoi së fundmi edhe emrin e ri që do të vendoset në stolin e dinamovitëve dhe ai është italiani Mauro Manzoni. Klubi kërkon kthimin në niveleë të larta me teknikun e ri, ndërsa më parë treguan edhe besim maksimal për Allmuçën, duke refuzuar fillimisht dorëheqjen e tij.
Në të njëjtën linjë me klubin kanë qenë edhe tifozët e Dinamos sa i përket ish-trajnerit të tyre,ku me një postim në rrjetet sociale grupimi “Blue Boys” shprehin falenderimet e tyre për kontributin çmuar që Allmuça ka dhënë për blutë e kryeqytetit, madje duke e drejtuar Dinamon edhe në periudha tepër të vështira./Sport Ekspres/
Njoftimi i plotë.
Blue Boys në emër të gjithë tifozëve blu falenderojnë trajnerin Igli Allmuça për kontributin e dhënë për ekipin e Dinamos përgjatë këtyre viteve. Nuk do të harrojmë kurrë, gjithçka që ti dhe për këtë ekip në kushtet më të vështira dhe në vitet më të vështira, duke arritur të formosh lojtarë të shumtë, që sot edhe fale teje janë pjesë e ekipeve kryesore të superligës. Çdo sakrificë e jotja është e ngulitur në memorjen tonë dhe falë punës tënde, sot ti ke respektin e çdo Dinamoviti. Shpresojmë që rrugët të na bashkojnë sërish një ditë! Faleminderit Igli Allmuca, Gjithmonë njëri nga ne!