Tifozët dalin kundër Bledi Shkëmbit, e nis keqazi aventurën e re në Kosovë

Ballkani humbi në përmballjen ndaj Llapit, duke humbur kështu pozitën e vendit të parë në Superligën e Kosovës. Aventura e trajnerit Blendi Shkëmbi tek skuadra e Ballkanit nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa në muajin shkurt ka fituar vetëm 2 ndeshje nga katër të tilla në kampionat, si dhe u eleminua nga Kupa e Kosovës.

Tifogrupi “Xhebrailat” nuk pajtohen me mënyrën sesi trajneri po e drejton skuadrën, duke i kërkuar qe të largohet. Kryetari i ultrasve nga Suhareka, Korab Elshani postoi një fotografi në Facebook së bashku me tifozin legjendar, Kobën. Sipas tij, pas një diskutimi, të dy kanë vendosur që trajnerët aktualë në çdo fushë të largohen nga skuadra.

“Jeta është e bukur kur kemi Legjendën KOBA. Diskutuam për situatën për klubet tona. Përfundimisht u pajtuam që Kryetrenerat duhet me shku n’shpi, se Suhareka jeton për futboll. Skemi kohë me humb duke prit eksperimente. Ylli& Ballkani per neve jem Dashni, Familje”- shkruhej në postimin e Korab Elshanit, që në fund kërkon kthimin e Munishit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *