Tifozët e Juventusit janë vendosur të gjithë kundër Alegrit dhe lojës që Juventusi i tij ka ofruar ndaj Napolit, pra të gjithë në mbrojtje, duke mos goditur asnjëherë portën e Reinës, përveç se frikësuar me një shtyllë, por edhe ajo në godijte dënimi nga Pjaniç.
Një lojë anti-futboll, e cila po dënon edhe më shumë bardhezinjtë. Një titull që mund të humbasë në katër javët e fundit dhe, nëse ndodh, do të ishte dramë, pasi një muaj më parë, “Zonja” ishte 7 pikë përpara dhe tani është vetëm 1 pikë.
Një histori që i ngjan shumë asaj të Alegrit te Milanit, kur me Ibrën dhe Tiago Silvën, duke qenë po shumë pikë përpara Juventusit, do të humbiste titullin dhe aventura e toskanit në stolin kuqezi, pak më vonë do të mbyllej në “San Siro”, duke shkuar pikërisht te Juventusi. Madje, tifozët kanë nisur të përmendin faktin se fiton 7 mln euro dhe është më i paguari në Serinë A.