Tifozeria shqiptare entiziasmon edhe çekët, Cerny: Mjedisi i egër na bashkon, po e pres me padurim

Vaclav Cerny ka folur në konferenvë për mediat përpara ndeshjes kundër Shqipërisë. Lojtari çek ka besim se në Tiranë do të luhet një ndeshje krejtësisht ndryshe nga ajo në Pragë. Sulmuesi i Wolfsburg-ut u shpreh se e pret me padurim këtë sfidë dhe se me padurim po pret të luajë në një ambient të zjarrtë si ai në “Air Albania”.

“Duhet të përmirësohemi shumë. Edhe pse kemi pak kohë për t’u përgatitur, kam besim se mund të luajmë. Besoj fort se do të jetë një lojë krejtësisht ndryshe nga ajo e shtatorit.

Pritet një ambient i stuhishëm në “Air Albania”? Kam lexuar një intervistë me Vlá?a Coufal-in se (ambienti në Shqipëri) po na çmend dhe jam dakord me të. Ne kemi një grup të tillë që mjedisi i egër duhet të na bashkojë. Unë personalisht mezi po e pres me padurim. I gjithë ekipi po e pret me padurim”, ka thënë ndër të tjera Vaclav Cerny./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online