Bayern Munich u bëri tifozëve të tyre një tjetër dush të ftohtë duke humbur ndaj Heidenheim 3-2, por një tjetër skenë e pazakontë shënoi këtë ndeshje, teksa gjithçka ndodhi në pjesën e parë të ndeshjes.
Pjesa e dytë e ndeshjes ndërmjet Heidenheim dhe Bayern filloi me vonesë. Arsyeja është se gjyqtari Robert Schreder nuk ka mundur të vazhdojë ndeshjen. Zyrtari i katërt Patrick Alt duhej të zëvendësonte Schreder në fillim të pjesës së dytë, gjë që nuk është e pazakontë, por ajo që pasoi ishte vërtet në kufijtë e qesharakes.
Ndeshja nuk mund të vazhdohej deri në ardhjen e një arbitri të katërt, prandaj spikeri i stadiumit u dërgoi një apel të gjithë shikuesve: “Kërkojmë që dikush nga tribuna të dalë që mund të jetë arbitër i katërt”.
Nëse diçka e tillë do të kishte ndodhur në Shqipëri, do të kishin pasuar teori të ndryshme konspirative dhe mund të supozohet se do të flitej për parregullsi të ndeshjes, ndërsa në Gjermani gjithçka kalojë pa shumë zhurmë.
Kur u gjet arbitri i katërt, ndeshja vazhdoi dhe në fushë pasoi një përmbytje e vërtetë për Bayernin, pasi Heidenheim arriti përmbysjen, ndoshta më të rëndësishmin në historinë e klubit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/