Nëse mendoni se çdo gjë zgjat përgjithmonë, e keni shumë gabim. Për këtë na siguron dhe rasti i trajnerit Antonio Conte, i cili cilësohej deri pak kohë më parë cilësohej si legjendë absolute e juves, ku me këtë fanellë ka fituar 13 kupa në karrierën e tij si futbollist dhe si trajner.
Jo pa qëllim themi cilësohej, pasi disa ditë më parë, tifozët e Juventus kanë kërkuar nga klubi, ta heqin Conten nga statusi i legjendës dhe t’ia japin atë ish-mesfushorit italian Claudio Marchisio. Tifozët bardhezi duken sikur nuk e kanë përpirë faktin që Conte mori drejtimin e ekipit rival Interit.
Aq më pak ku duket se aventura e tij tek klubi zikaltër, po shkon më së miri, ku në 6 takime ka arritur të korrë 6 fitore. Gjërat priten të përkeqsohen ditën e nesërme, ku Conte pritet të përballet me urrejtjen e tifozëve bardhezi, që do të udhëtojnë drejt Milanos, për të ndjekur nga afër supersfidën Inter-Juventus.
Kjo situatë nuk i ka pëlqyer numrit 1 të pankinës interiste, i cili është shprehur mjaft i revoltuar, por duke siguruar se këto zëra nuk do ta shpërqendrojnë në derbin e Italisë: “Ky është thjeshtë një sport, nuk është luftë. Disa tifoza ‘vulgar’ nuk e kuptojnë që unë kam dhënë gjithçka për Juven, megjithatë për sa kohë mendja ime të mos ndikohet nga këto situata, do vazhdojë të japë më të mirën, dhe të jem profesionist.” ka thënë për mediat Antonio Conte. /Sport Ekspres/