Tifoz i Milanit, Odise Roshi: Dua të luaj në Seria A, prindërit nuk donin të merresha me futboll

Odise Roshi ka arritur të ngrihet sadopak me nivelin e treguar te Akhmat Grozny, pas ndeshjeve shumë të mira që ka zhvilluar te Kombëtarja. Në një intervistë për “RTV Ora”, ka bërë një rrëfim për situatën aktuale. Për ta nisur që me nisjen e futbollit dhe karrierës, e për të vazhduar me ofertat në drejtim të tij.

Sipas asaj që shprehet, ofertat nuk kanë munguar. Dëshira është për të luajtur në Seria A, ndërsa është mbështetës i Milani.

“E kam nisur futbollin në rrugët e lagjes, në Fier. Prindërit nuk kanë dashur që të merrem me futboll, por të shihja shkollën. Por unë e lija shkollën dhe luaja fshehurazi. Gjyshja më ndiqte gjithë kohën dhe ka thënë se kam talent. Ka pasur interesimi të vazhdueshme. Kontaktojnë me menaxherët pothuajse çdo javë. Por për momentin jam në pauzë pushimi dhe dua ta shijoj këtë.

Më të mirët do t’i hapim derën. Nëse vjen një kontratë e mirë dhe biem dakord gjithmonë për “PO”, normale. Por deri tani në Grozny jam shumë i respektuar nga të gjithë, si presidenti, trajneri, lojtarët, tifozët dhe ndihem si në shtëpi. Gjithmonë dëshira ime është për të luajtur në Seria A. Jam tifoz i Milanit. Epiteti “Raketa” ka lindur në Këln, teksa në garë shpejtësie kanë ngelur të mahnitur nga mua”, ka thënë Roshi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online