Tifogrupi i Tiranës reagon për planin: Fantazi e shfrenuar, ishin tymuese dhe jo bomba

Lidhur me planin që shaktoi reagim të madh të një grupimi të tifozëve të Tiranës, siç u raportua në media dhe për të cilin forcat policore kanë nisur proçedim penal duke shpallur në kërkim 2 persona, mbështetës të bardhebluve, ka reagur edhe grupimi “Capital Crew”.

Këta të fundit janë një grup i ri tifozësh të ekipit të Tiranës dhe kanë mbajtur përgjegjësinë për këtë plan si dhe për banderolën që shkaktoi shumë polemika. Me anë të një postimi në faqen e tyre të “Facebook”-ut, anëtarët e “Capital Crew” japin versionin e tyre mbi planin, duke thënë se në gropat e hapura në sektorin e tifozerisë kundërshtare nuk kishte lëndë plasëse që mund të dëmtonin fizikisht të pranishmit, por gjendeshin vetëm tymëse ngjyrë blu, që është edhe ngjyra simbolizuese të Tiranës. Në mes të tjerash këto janë fjalët që ata përmendin:

“Pas denoncimit të tifozëve të Partizanit, grupimit “Ultras Guerrils”, të frikësuar dhe në mënyrë jo korrekte dhe pa perfaqsuar mentalitein Ultras, ku denoncimi në faqen zyrtare të tyre është marrë dhe nga policia dhe mediat, ato ishin kuti me materiale pyro tymuese blu që janë gjetur nga ana e sektorit mik dhe jo afër tyre. Kanë filluar fantazitë e shfrenuara, duke i kthyer tymueset blu, në bomba dhe tritol për viktima!! Per kuriozitetin e të gjithë pjesës fshatareske dhe pa lidhje me mentalitetin Ultras, dje Tifozat e Capital Crew kan qenë të veshur të gjithë me shkrimin pyro esht art dhe jo krim. Mbetet çudi si tifozët e tjerë që mbahen dhe si ultras ,dje e kanë kthyer pyron në bomba!! Në foto keni të bashkangjitur dhe kutiat me tymuset blu që janë gjetur”, mbyllet reagimi. /Sport Ekspres/

Foto e publikuar nga Capital Crew

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online