PSG fitoi Kupën e Francës, mundi Les Herbiers 2-0. U habit ndokush? Askush, sepse ishte përballja me anormale në historinë e finaleve, nga njëra anë një klub që mund të blejë gjithë futbollistët e Ligës 1 franceze dhe nga ana tjetër një klub i Kategorisë së Tretë, që rrezikon mbijetesën dhe ka një buxhet prej 2 milionë eurosh me sezon. Praktikisht, dy javë punë për Nejmarin.
?? Les Herbiers, the team from a town of 15,000 people, have turned up en masse in Paris for the Coupe de France final. pic.twitter.com/bZZs6fXFXc
— COPA90 (@COPA90) May 8, 2018
Les Herbiers është një komunë me 15.000 banorë, stadiumin e ka me 5000 vende dhe shumë rrallë e mbush, por në Paris kishin shkuar fshati, rrethinat dhe ndoshta mijëra romantikë që te Les Herbiers panë kuptimin e vërtetë të futbollit, që në fakt ka humbur nga milionat, televizionet, reklamat, kontratat e sponsorët.
Nuk fitoi Davidi, normale, por po të fitonte gjithë ndaj Golisë, nuk do ishte legjendë.
Pas ndeshjes heroi i madh i PSG-së u bë kapiteni Tiago Silva, i cili më siguri ka fituar zemrat e shumë njerëzve me gjestin e tij.
Nice gesture! ?
PSG captain Thiago Silva and Les Herbiers captain Sebastien Flochon lift the Coupe de France together in front of French President Emmanuel Macron. ??? pic.twitter.com/rONobQ95mC
— Goal UK (@GoalUK) May 8, 2018
Para ngritjes së Kupës, ftoi në podium kapitenin kundërshtar Sebastien Floshon, duke e ngritur së bashku kupën. Sepse Les Herbiers ishte fituesi moral i Kupës, duke treguar se në sport mrekullitë nuk janë të ndaluara, sidomos kur luhet me sistemin e duhur, me ndeshje me një takim, ku çdo ekip me pak fat dhe shumë djersë mund të shkojë larg.