“Ti tregojmë tifozëve që jemi të lidhur”, Sormani ka një kërkesë për të gjithë lojtarët pas Lerdës

Partizani e ka zhvilluar miqësoren e parë ndaj Trabzonsporit në Turqi, teksa kanë humbur me rezultatin 1-0. Por përtej rezultatit, loja e të kuqëve ka lënë përshtypje shumë të mirë. Sidomos kur flitet për futbollistët e rinjë që i kanë kaluar edhe pritshmëritë e tifozëve. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, mes gëzimit për paraqitjen e bërë, Sormani është shprehur se duhet t’u tregohet tifozëve se të gjithë protagonistët e klubit janë shumë të lidhur me Partizanin. Një besim ky që mori krisje në kohën kur drejtoheshin nga Lerda.

“Gjithmonë kur nis një aventurë të re natyrshëm ka shumë emocione. Je kurioz të shikosh lojtarët e rinj që do të drejtosh, ti njohësh, ti kuptosh ata më mirë. Sigurisht që ka emocionet e veta.

Mendoj që kemi bërë një ndeshje ashtu siç unë kam kërkuar. Një ndeshje intensive ku i kam kërkuar lojtarëve të rikthehen dhe të luajnë si skuadër. Të luftojnë të bashkuar, me dëshirën për të vuajtur të gjithë së bashku të sakrifikojnë, që në fund të dalin të gjithë triumfues. Në këtë sens them se kam marrë sinjale shumë pozitive si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën. Edhe lojtarët e rinj që aktivizova për mua kanë dhuruar një ndeshje dhe paraqitje shumë të mirë.

Jemi të gjithë shumë të kënaqur si unë ashtu edhe stafi. Dua të theksoj se ka një dëshirë dhe bashkëpunim shumë të madh nga të gjithë lojtarët. Të gjithë si grup po demostrojnë entuziazëm në përgatitjet që po zhvillojmë. Kanë dëshirë edhe pse po përballen me module dhe skema të reja që po aplikojmë në stërvitje. Kemi vërtet entuziazëm dhe përqëndrim të rinisim fort dhe ti tregojmë tifozëve tanë që jemi mjaft të lidhur me Partizanin dhe duam të luftojmë për këtë skuadër”, ka thënë Sormani. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online