“T’i lëmë pagat si janë”, Ngo me filozofinë e Egbosë: Titullin e di vetëm Zoti, ka një sakrificë që duhet ta bëjmë

Superiorja ende është në pritje për të rinisur sërish kampionatin, i cili u ndal rreth një muaj më parë si pasojë e Koronavirusit. Futbollistët kanë tashmë një sfidë më vete, atë të të mbajturit të formës fizike në mënyrë që të jenë të përgatitur për rikthimin në fushë. Në një intervistë për “Top Channel” sulmuesi i Tiranës, Majkëll Ngo rrëfen edhe rutinën e tij të përditshme dhe mënyrën se si po stërvitet këto kohë. Lojtari anglez pohon se ka nisur ta marrë malli për futbollin, ndërsa deklaron se i mungon familja këtë periudhë.

Sa i përket ndikimit të kësaj ndërprerje te plotësimi i ëndrrës për titull kampion, Ngo duket se ka mësuar nga trajneri i tij, duke thënë se ia lë në Zotit, por nga ana tjetër shprehet se të gjithë futbollistët bardheblu dyhet të bëjnë sakrificën e tyre për tu kurëzuar me petkun e kampionit në fund. Një tjetër temë e prekur ishte edhe ajo e pagave, ku sulmuesi i Tiranës i qendron mendimit se nuk duhet të preken aspak, kjo pasi rrogat në Shqipëri nuk janë të të njëjtit nivel me Premier League, ku shifrat janë nga 200 mijë paund në javë.

“Pasi zgjohem konsumoj mëngjesin dhe bëj vrap për një orë, sigurisht me lej. Kthehem në shtëpi dhe ushtrohem. Më pas përgatis vaktin dhe qetësohem duke parë filma ose duke luajtur video-lojëra. Sigurisht flas edhe me familjen në Londër. Ajo që më mungon më shumë është futbolli. Më merr malli të luaj futboll. Nuk jam në vendin tim dhe familja me miqtë e mi janë në Angli. Do ndihesha më mirë po të isha përkrahë tyre. Kur stërvitesha nuk e ndieja shumë mungesën sepse isha në aktivitet. Por tani që jam pushim më merr malli.

Titulli në dyshim? Këtë e di vetëm zoti, unë jam pozitiv. Lojtarët janë të fokusuar te titulli dhe është një sakrificë që duhet ta bëjmë. Të zgjohemi në mëngjes, të vrapojmë një orë sipas orareve të lejuara, të ushtrohemi dhe kur të kthehemi në stërvitje të shtyjmë veten tonë që të jemi sërish në nivelet e mëparshme, njësoj si ishim kur fitonim ndeshjet.

Mendoj se nuk duhet të reduktohen pagat. Në Angli lojtarët marrin 200 mijë paund në javë, kështu që diferencat me ne janë të konsiderueshme. Klubet kanë një staf të madh prej ndoshta 100 personash, prandaj presidentëve u duhet të mendojnë edhe për ta. Në Angli sigurohen të ardhura nga shitja e biletave, madje në një ndeshje mund të arkëtohen 1.5-2 milionë paund. Por në këtë moment nuk po i marrin këto të ardhura, kurse këtu gjërat janë krejt ndryshe. Mendoj se duhet t’i lëmë gjërat si janë”, ka thënë Ngo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online