Pakkush e mban mend Lutz Fanenshtil, një portier gjerman i cili para disa vitesh firmosi për Vllazninë, ku u aktivizua pak muaj. Gjermani luajti deri në moshën 44-vjeçare futboll profesionist, duke luajtur për 25 skuadra, një rekord botëror, që kishte mbijetuar deri më sot.
Tani Sebastian Abreu e thyen, sepse sulmuesi i njohur uruguaian ka lajmëruar se prej janarit do të jetë pjesë e klubit kilian Audaks Italiano.
Do të jetë skuadra e 26-të në karrierë për “El Loco”, “I çmenduri”, i cili është 42 vjeç dhe në karrierën e tij të pabesueshme ka shënuar më shumë se 400 gola, nga debutimi te Defensori në Uruguai e me radhë, në thuajse gjithë Amerikën e Jugut dhe më pas në Europë, mes , Greqisë e Izraelit.