Hasani përshëndet Vllazninë: Nuk po iki si tradhtar

Mesfushori Edon Hasani është tashmë zyrtarisht i Sepahanit në Iran dhe pasi është prezantuar atje, ka gjetur marrëveshjen edhe me Vllazninë për prishjen e kontratës që firmosi në verë.

Për ditë të tëra është folur për një pabesi të Hasanit, me mediat që kanë marrë shkas edhe nga deklaratat e klubit Vllaznia se Hasani ka ikur pa leje dhe nuk do të lejohej të luante pa paguar dëshpërblim ndaj Vllaznisë. Në fakt, Hasani ka lënë pa marrë 12 milionë lek dhe ka paguar edhe 3 milionë lek gjobë, ndaj gjithçka ka marrë fund tashmë.

Megjithatë, vetë mesfushori me një postim në Instagram ka vendosur të sqarojë disa gjëra, sepse nuk e ka pëlqyer faktin që është kritikuar për largimin nga Vllaznia, aq sa dikush e ka quajtur edhe tradhtar, fjalë që Hasani e refuzon prerë.

 

“Përshëndetje të gjithëve!

Së pari u uroj të gjithëve Gëzuar festat e fundvitit dhe Zoti sjelltë të mira për të gjithë ju.

Së dyti dua të sqaroj përfundimisht situatën time.

Zyrtarisht do ta vazhdoj karrierën time në Iran tek ekipi Sepahan.

Të gjithë janë në dijeni që në fillim sezonit refuzova oferta më të mira për ti qëndruar pranë Vllaznisë me dëshirën e madhe për ta ndihmuar skuadrën dhe me kompromisin që në rast mundësi jashtë vendit unë e kisha derën e hapur dhe kështu ndodhi. Përfitoi Vllaznia, përfitova edhe unë. Nuk kam lënë në baltë, tradhtuar e mashtruar askënd. Fakti që disa portale, për të bërë zhurmë më tepër sesa për të pasqyruar lajmin siç është, kanë shkruar çfarë kanë dashur duke e tjetërsuar situatën, nuk do të thotë që është e vërteta absolute. Prandaj i mirëkuptoj tifozët të cilët kanë shkruar komente negative në rrjetet sociale por siguroj që situata asnjëherë nuk ka qenë siç është pasqyruar. Jam i sigurt që situata tek Vllaznia do të përmirësohet dhe ekipi do të rikthehet tek rezultatet pozitive. Nuk jam larguar nga Vllaznia si shumë të tjerë me deklarata absurde, as me akuza, as me shpifje, por me mirëkuptim dhe me shpresën që më e mira do ndodhi për ecurinë e klubit dhe ecurinë time sportive”.

Përshëndetje të gjithëve! Së pari i uroj të gjithëve Gëzuar festat e fundvitit dhe Zoti sjelltë të mira për të gjithë ju. Së dyti dua të sqaroj përfundimisht situatën time. Zyrtarisht do ta vazhdoj karrierën time në Iran tek ekipi Sepahan? Të gjithë janë në dijeni që në fillim sezonit refuzova oferta më të mira për ti qëndruar pranë Vllaznisë me dëshirën e madhe për ta ndihmuar skuadrën dhe me kompromisin që në rast mundësi jashtë vendit unë e kisha derën e hapur dhe kështu ndodhi. Përfitoi Vllaznia, përfitova edhe unë. Nuk kam lënë në baltë, tradhëtuar e mashtruar askënd. Fakti që disa portale, për të bërë zhurmë më tepër sesa për të pasqyruar lajmin siç është, kanë shkruar çfarë kanë dashur duke e tjetërsuar situatën, nuk do të thotë që është e vërteta absolute. Prandaj i mirëkuptoj tifozët të cilët kanë shkruar komente negative në rrjetet sociale por siguroj që situata asnjëherë nuk ka qënë siç është pasqyruar. Jam i sigurtë që situata tek Vllaznia do të përmirësohet dhe ekipi do të rikthehet tek rezultatet pozitive. Nuk jam larguar nga Vllaznia si shumë të tjerë me deklarata absurde, as me akuza, as me shpifje, por me mirëkuptim dhe me shpresën që më e mira do ndodhi për ecurinë e klubit dhe ecurinë time sportive.

A post shared by Ed??n (@hasaniedon) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online