Thumboi Arthur Melo-n në konferencë, mamaja e futbollistit i kthehet trajnerit të Barcelonës

Tani marrëveshja është thuajse e mbyllur dhe Arthur do të lërë Barcelonën për të shkuar në Torino, ndërsa vendin e tij te katalanasit do e zërë Miralem Pjaniç. Megjithatë situata në kampin blaugrana nuk duket edhe aq e qetë. Setien ka lëshuar një shigjetë drejt mesfushorit në konferencën për shtyp.

“Është e sigurt që Arthur nuk do të jetë i pari futbollist që vjen me pritshmëri por në fund dështon t’i mbajë ato”, kanë qenë fjalët e trajnerit të Barcelonës, që thumbojnë lojtarin brazilian.

Por kundërpërgjigjen e ka dhënë mamaja e Arthur Melo, e cila ka marrë në mbrojtje djalin e saj. Deklarata e Setien nuk i ka lënë një shije të mirë dhe në një postim në “Twitter” ku citoheshin fjalët e teknikut spanjoll, Lucia Melo zgjedh të kundërpërgjigjet: “O Zot, tani do fillojnë të gjejnë të meta për lojtarin…”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online