Thumbime/ “Fitonit me 10 lojtarë dhe në fund, duket Zoti”! Doka ia kthen Ramës: Po edhe pastaj i futëm 5 gola Partizanit

Shumë thumbime dhe ironi ka pasur në studion e “Rubrika Sportive”, ndërsa të ftuar janë mbrojtësi i Tiranës, Doka dhe drejtori sportiv, Olsi Rama. Në pjesën më të madhe të emisionit nuk ka pasur “konfliktim” në dhënien e mendimeve nga ana e tyre, por në një moment kanë ardhur ironitë mes njëri-tjetrit.

Gazetari i vjetër dhe i njohur, Mneri, ka bërë një pyetje për të kuptuar gjendjen te Tirana, lidhur me Egbon, duke ia drejtuar Dokës: “Gjithmonë trajneri thotë “Zoti, Zoti”. Po ju lojtarët si ndiheni, se ju luani?”.

Ndërkohë Doka ka gjetur përgjigjen mbi këtë pyetje, duke u shprehur me elegancë: “Ne bëjmë punën, Zoti na ndihmon. Pastaj po të shohësh edhe nga të gjitha ndeshjet që kemi fituar, 5 herë kemi fituar në minutat e fundit nëse nuk gaboj”.

Në këtë moment, Rama nuk i ka kursyer ironitë dhe thumbimet duke ndërhyrë: “Po keni fituar 5 herë në fund duke i gjetur rivalët me 10 lojtarë, duket Zoti”. Doka e ka mbyllur me një tjetër përgjigje, për të mbyllur debatin: “Po kemi fituar 5 herë në fund dhe pastaj i futëm 5 gola Partizanit, nejse…”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *