Nga Gega te Lerda/ Ndryshon nga presioni te Kukësi, Olsi Rama: Bëmë merkato për Europë dhe titull, Sormanin e morëm për…

Ambienti te Partizani ndryshon nga ai i Kukësit, sa i përket presionit që ka trajneri në punën e tij. Ndërsa Orges Shehi pa e marrë ende detyrën “kërcënohet” nga presidenti Gjici se do të shkarkohet nëse nuk fiton titullin kampion, kjo nuk ndodh me Sormanin. Klubi i Partizanit ka një projekt serioz dhe afatgjatë, duke treguar besim të plotë ndaj trajnerit italian. Kështu është shprehur Olsi Rama te “Rubrika Sportive”, duke treguar gjithë gjëndjen e skuadrës. Për të bërë edhe një analizë që nis nga sezoni i vjetshëm ku erdhi shpallja me titullin kampion teksa drejtoheshin nga Gega, por kampionati aktual nuk po shkon aspak mirë dhe faturën këtu e ka Lerda.

“Sezoni i vjetshëm ishte vërtet për t’u marrë shembull për mënyrën e administrimit. Menduam për një hap edhe më cilësor, por një hap i nxituar sjellë edhe gabime. Ajo që mund të them është se klasifikimi i Partizanit është gënjeshtar. Sormani nuk është marrë për rezultate të mënjëhershme, jemi plotësisht në mbështetje të tij dhe ka kontratë 2 vite e gjymsë.

Vjet sa herë që mblidheshim me ekipin thoja se ndeshjet fitohen me grup, ndërsa të tjerët kishin mendimin se fitohej me individualitet. Ne bëmë një merkato jo vetëm për titull kampion, por edhe me prespektivë për Kupat e Europës. Lojtarët që sollëm ishin në nivel të lartë, por njëkohësisht edhe për të rritur cilësinë e stolit, pasi vjet ishte më i varfër. Pastaj erdhi një trajner i huaj që nuk e njohu mentalitetin shqiptar dhe unë them se aty çaluam. Afrime ishin të mira pasi nuk mendoj se njerëzit kanë rezerva për Boldor, Brojën dhe të tjerë. Kemi marrë Solomonin dhe Broën që ka CV të mirë dhe shumë gola në kurrikulumin e tij. Ndërkohë edhe Solomoni që ka qenë te Partizani i Beogradit që ka pasur fatkeqësi në familje dhe dëmtime, që e dëmtojnë”, tha Rama. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online