Tefik Osmani ka fituar një tjetër trofe në karrierën e tij, teksa këtë herë e ka marrë me Tiranën titullin kampion. Megjithëse më pak hapësirë për vendin e protagonizmit, por ashtu siç shprehet edhe trajneri i bardhebluve, e gjithë familja e kësaj skuadre ka merita të mëdha për arritjen në objektivin që ishte fitimi i trofeut.
Këtë herë mbrojtësi i bardhebluve vjen me një postim interesant, ku në kryeqendër të vëmendjes janë djemtë e tij. “Thonë që kur dalin lojtarët e rinjë, duhet të tërhiqen të vjetrit. Unë jam mësuar me këta që thonë”. Këto janë fjalët e Osmanit që gjithmonë e përçojnë një mesazh për gjithçka diskutohet në opinionin sportiv. /Sport Ekspres/