Thomas Strakosha nuk ka pasur aspak hapësirë në këtë sezon. Gardiani shqiptar është shoqëruar nga dëmtimet e shumta. Megjithatë edhe në ato raste kur ka qenë i gatshëm, David Raya ishte i padiskutueshëm si titullar.
Ky i fundit po përgatitet që të largohet nga ekipi. Kjo nuk do të thotë se Strakosha do të ketë më shumë minuta në këmbë. Mediat britanike bëjnë të ditur se klubi i Brentford po kërkon portierin e Liverpul, Kelleher, për ta marrë në ekip dhe për t’i garantuar vendin e titullarit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/