Thomas Strakosha dëmtohet prapë, trajneri i Brentford habitet: Njëherë më tha se një javë ishte dëmtuar në gjithë karrierën, te ne ka 4 muaj jashtë fushës

Ashtu si edhe Rei Manajt, aventura e Thomas Strakoshës në Angli nuk po shkon aspak siç pritej. Gardiani kuqezi e kishte një ëndërr fëmijërie që të luante në Premier League. Brentfordi i ofroi një vend pas kohës te Lacio dhe Strakosha e pranoi menjëherë. Sikur të mos mjaftonte konkurrenca e madhe, Thomas duhet të luftojë edhe me fatin e keq. Pas dëmtimit të gjatë dhe qëndrimi jashtë fushës së blertë, portieri u kthye dhe tani është dëmtuar sërish.

Kjo ka habitur edhe trajnerin e Brentford, Frank, që ka ndarë pak nga biseda e tij me lojtarin. “Është një situatë pak e ndërlikuar me kyçin e këmbës, nuk duhet të zgjasë shumë, por nuk do të jetë gati për ndeshjen e radhës. Një ditë Strakosha më tha se kishte qenë jashtë për shkak të dëmtimit vetëm për një javë në të gjithë karrierën e tij dhe tani te Brentford ka 4 muaj jashtë fushës së blertë”, tha Frank. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online