Vetëm pak ndeshje nga sezoni i ri dhe që Robert Lewandowski është pjesë e Barcelonës, por te Bayern Munchen kanë nisur që t’ia ndiejnë mungesën. Këtë e ka pranuar edhe Thomas Muller në një intervistë të fundit.
Gjermani shprehet se ka situata gjatë lojës ku vihet re qartazi mungesa e polakut. “Ka pasur disa momente në këtë sezon që mendova: “Oh, atëherë ishte dikush që mund ta kërkoje në shtyllën e dytë”, tha Muller. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/