“Theva një mallkim, fitorja për popullin e Napolit”

 

Ishte njeriu i ndeshjes, edhe pa shënuar, sepse luajti një ndeshje të madhe dhe ndali gjithë sulmuesit e Juves, por në fund vendosi të bënte heroin, duke mposhtur Bufonin me një gjuajtje të pandalshme me kokë. Ishte një gol që mund të vlejë sa një sezon dhe tashmë Kulibali ëndërron titullin: “E dija që ishte një ndeshje e vështirë, bëmë gjithçka për ta fituar dhe sot mund të jemi të lumtur edhe ne.

Qyteti na ka karikuar gjatë ditëve të fundit dhe na ka ndihmuar shumë, është fantastike të shohësh aq shumë tifozë në aeroport dhe duam t’i falënderojmë. Fitorja ishte mënyra më e mirë dhe e bëmë. Juventusi është një skuadër shumë e fortë dhe treguam se mund t’ia dalim ndaj çdo rivali”.

TITULLI – “Unë kam besuar gjithmonë, me një pikë diferencë është gjithçka e hapur dhe duam 4 fitore deri në fund. Kam humbur gjithnjë në këtë stadium, sot fituam dhe jam i lumtur, sepse jemi sforcuar pa fund. Kampionati nuk ka mbaruar, duam akoma më shumë. A ndihemi më të fortë se Juventusi? Ne besojmë te vetja, te futbolli ynë. E rëndësishme është ta tregojmë në fushë dhe e kemi bërë sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *