Theu rekordin me golat e shënuar, Mirlind Dakun e kërkojnë zyrtarisht në Superligën turke

Mirlind Daku mbylli një sezon fantastik me fanellën e Ballkanit, ku theu edhe rekordin e elitës së Kosovës me golat e shënuar. Pas formës së jashtëzakonshme që kaloi me skuadrën nga Suhareka, sulmuesi shqiptar është kthyer në klubin që zotëron kartonin e tij, Osijeku.

Megjithatë interesimet për Dakun nuk kanë munguar. Vetë menaxheri Shkumbin Qormemeti ka konfirmuar për “Indeksonline” se në tryezë nga një interesim zyrtar nga Auperliga turke, teksa skuadra e Antaluaspor dëshiron shërbimet e ish-lojtarit të Kukësit.

“Antalyaspor ka dërguar letër zyrtare duke shprehur interesim. Ende jemi në bisedime, afati do të jetë i hapur deri më 1 shtator”, zbulon Shkumbin Qormemeti./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *