Theu pritshmëritë me rekuperimin e shpejtë, Gasperini merr vendimin për Gjimshitin kundër Manchester United-in

Berat Gjimshiti i befasoi të gjithë me rekuperimin e tij të shpejtë. Mbrojtësi shqiptar pësoi frakturë mnë krahun e tij të majtë në ndeshjen kundër Hungarisë më 9 tetor dhe pritej që gjendja e tij të përmirësohej pas 1 muaji. Por pritshmëritë janë thyer prej lojtarit të Atalantës, që vjen nën urdhërat e Gasperinit më herët nga sa mendohej.

Skuadra nga Bergamo luan sot një sfidë mjaft delikate kundër Manchester United-it, ku do të vendoset shumë sa i përket çështjes së kalimit të grupit. Trajnerët kanë bërë zgjedhjet e tyre dhe kanë publikuar formacionet me të cilat do të zbresin në fushë. Gasperini ka vendosur të mos rrezikojë shumë dhe nuk e aktivizon nga minuta e parë Gjimshitin përballë Ronaldos me shokë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *