Thellohet skandali, dalin në dritë përgjimet e Perezit për Ronaldon: Ai është idiot, njeri i sëmurë

Gazeta spanjolle “El Confidencial” ka publikuar ditën e djeshme një skandal të vërtetë që përfshinte Florentino Perezin e që vijon të thellohet edhe më shumë ditën e sotme. Përgjime të reja nga bisedat e presidentit të Realit të Madridit kanë dalë në dritë dhe në shënjestër këtë herë ka qenë Kristiano Ronaldo dhe Zhoze Murinjo. Perez e konsideron 5 herë fituesin e Topit të Artë si një njeri idot dhe të sëmurë.

“Ai (CR7) është i çmendur. Ky djalë është një idiot, një njeri i sëmurë. Ju mendoni se ky djalë është normal, por nuk është normal, përndryshe, ai nuk do të bënte të gjitha gjërat që bën. Marrëzitë e fundit që bëri, që i pa të gjitha bota… Pse mendoni se ai i bën ato gjëra budallaqe?

Mendes (përfaqësuesi i tij) nuk komandon asgjë në të. Ashtu siç nuk komandon asgjë te Murinjo. Edhe për intervista. Asgjë. Në asnjë dreq rasti. Këta janë njerëz me një ego të tmerrshme, të dy të këqinj, trajneri dhe ai, dhe ata nuk e shohin realitetin, sepse të dy mund të fitojnë shumë më shumë para nëse do të ishin ndryshe”, janë fjalët e thëna nga Florentino Perez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online