“The Sun” flet me shifra të pakundërshtueshme: Ja pse Armando Broja është më i mirë se Romelu Lukaku që u mor për 97.5 milionë paund

“The Sun” ka ardhur me një artikull ku shkruhen statistikat e pakundërshtueshme në lidhje me krahasimin mes Armando Brojës dhe Romelu Lukakut. Media e mirënjohur shprehet se sulmuesi shqiptar e lë mbrapa atë belg në të gjitha kategoritë e krahasimit për këtë sezon në Premier League, duke hedhur në kosh 97.5 milionë paund, shifra për të cilën do të transferohej te Chelsea nga Interi.

“Sulmuesi ka shënuar gjashtë gola në Premier League këtë sezon, që është më shumë se të gjithë sulmuesit e Thomas Tuchel. Kjo do të thotë se futbollisti shqiptar ka shënuar më shumë herë se 97.5 milionë paundë që nënshkruar me Romelu Lukaku, Hakim Ziyech, Kai Havertz, Christian Pulisic, Timo Ëerner dhe Callum Hudson-Odoi.

20-vjeçari kryeson gjithashtu në kategorinë e minutave për gol, pasi shënon çdo 205 minuta në krahasim me Ëerner, i cili vjen i dyti me 258 minuta. Broja vjen i dyti në minuta për gol ose asistim me të njëjtën statistikë, çdo 205 minuta dhe vjen pas 198 minutave të Ziyech.

Asi i Shenjtorëve është edhe dribluesi më i mirë i grupit me 1.8 driblime të suksesshme për 90 minuta, duke kaluar sërish çdo lojtarë të Chelsea. Statistika e pasimeve të sakta nuk është aq e mirë për Brojën, por ai sërish performon po aq mirë apo edhe më mirë se Lukaku në të gjitha kategoritë e lartpërmendura”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *