Tha se Ilir Daja i kishte ndryshuar jetën! Tani i vjen oferta e madhe, Ludogorest i jep 1 milionë euro për kartonin

Lindon Emërllahu është një prej lojtarëve të Ballkanit që ka përjetuar një ngritje në karrierë pas ardhjes së Ilir Dajës si trajner. Futbollisti nuk ngurroi që ta pranonte në intervistë: “Ilir Daja më ndryshoi jetën”.

Tani vjen edhe oferta që mund t’i ndryshojë karrierën mesfushorit të Ballkanit. “Gazeta Blic” raporton se Ludogorest ka ofruar 1 milionë euro për kartonin e këtij lojtari. Pasi u përballën në Champions League, ekipi bullgar ka shprehur interesin për të marrë futbollistin e Ballkanit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *