“Tha që kisha mbaruar se nuk luaja prej një viti“, lojtari i Kastriotit i dërgon mesazh Martinit pas fitores: More atë që kërkove

Kastrioti ishte një surprizë e papritur në fundjavë, teksa mposhti me rezultatin 2-0 kampionët në fuqi, Teutën. Në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“ ishte i ftuar njëri prej lojtarëve të skuadrës krutane, Abaz Karakaçi. Me fitoren ndaj Teutës futbollisti shkodran i dërgon një mesazh trajnerit kundërshtar, Martini, për fjalët e thënë në analizën e ndeshjes.

“Përpos faktit që morëm tre pikët u gëzuar se i çuam një mesazh trajnerit Martini, i cili në analizën e ndeshjes e fillon me Karaçin dhe Hasanin dhe thotë se kanë një vit pa luajtur sport e kanë mbaruar. Kjo ishte dyfish për mua. I shkoi një mesazh. Ai mori atë çfarë kërkoi, ne morëm atë çfarë kërkuam, tre pikët. Ne jemi ende në lojë dhe jam i sigurt që në fund të sezonit Kastrioti do të jetë i shpëtuar nga kategoria”, ka thënë Abaz Karakaçi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online