“Teutës ia kemi marrë dorën”, trajneri i Laçit nuk i trembej durrsakëve: Janë fatsjellës për ne

Kanë përfunduar dy sfidat e sotme të javës së 28 të “Abissnet Superiore”-s. Vllaznia ka shkëlqyer me trajnerin e ri në pankinë. Sedloski e nis me tre pikë aventurën e tij në kampionatin shqiptar. Kuqeblutë kanë mposhtur me shifrat 3-1 Erzenin. Marku nisi festën në minutën e 41-të në “Loro Boriçi”, kur shënoi një gol spektakolar që ndezi tifozerinë shkodrane. Më pas, në pjesën e dytë, Latifi gjen rrugën e rrjetës dhe dyfishon shifrat. Nonato kundërpërgjigjet në minutën e 75, por 10 minuta më vonë ishte Fjoart Jonuzi që me një parabël fiksoi shifrat në 3-1.

Në krahun tjetër, Laçi kthehet te fitorja pas një seri rezultatesh negative. Kurbinasit kanë përmbysur Teutën në “Niko Dovana” dhe marrin tre pikë të rëndësishme në duelin e drejtpërdrejtë të zonës së ftohtë. Teuta gjeti golin e para me anë të Dacit në minutën e 65, por 11 minuta më vonë Guindo ktheu baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë. Për golin e fitores mendoi Vasil Shkurtaj, i cili tundi rrjetën në minutën e fundit të kohës së rregullt. Pas përfundimit të dy takimeve, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti bo gol” në “Oversport”.

Hima (Laçi): “Kjo sfidë ishte shumë e luftuar nga të dy ekipet, për vetë pozicionin ku jemi në renditje. E nisëm jo aty ku duhet. Teuta është fatsjellëse për ne. Ia kemi marrë dorën. Djemtë kishin besim. Edhe kur na shënuan, kishin besim se do ta kthenin rezultatin. Na duhet pak qetësi. Nuk duhet të hyjmë në çdo ndeshje vetëm me synimin për të fituar.”.

Sedloski (Vllaznia): “Në radhë të parë dua të falenderoj lojtarët e mi. Kam pasur një kohë të shkurtër, vetëm tre ditë stërvitje. Kemi bashkëpunuar. Unë kam mundur të njoh ata, ata kanë mundur të më njohin mua. Nuk është e lehtë të njohësh ekipin për tre ditë dhe të bësh diçka të mirë. Por kam besuar gjithçka te ata. Kemi pasur edhe raste të tjerë. Sigurisht, ishte i nevojshëm të ishte edhe goli i katërt. Por kemi bërë një lojë të mirë. Duhet të mendojmë për ndeshjet e ardhshme. Një përshëndetje për lojtarët e mi për atë që treguan në fushë dhe për tifozët, që ishin lojtari i 12 i ekipit. Gjithashtu, dua të falenderoj edhe kundërshtarin për lojën e mirë. Nuk kemi pasur bisede me presidentin për titullin. Jemi pak larg prej tij. Por të marrim ndeshje pas ndeshjeje dhe do të shohim”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online