Nesër Teuta do të niset për minifazën përgatitore në Turqi dhe tashmë në drejtim është Stavri Nica, ndërkohë që edhe skuadra ka pësuar ndryshime të mëdha.
Pas largimit të Nijas Lenës në fund të vitit të shkuar, tashmë zyrtarizohen edhe largime të tjera. Mesfushori Abe Oluasina, i ardhur në verë, nuk ka lënë gjurmë dhe është larguar, ashtu si sulmuesi Osemene, i cili nuk është ngjitur aty ku pritej.
Janë larguar edhe sulmuesi Ardit Shehaj dhe disa lojtarë të rinj.
Ndërkaq, afrime zyrtare janë ato të mbrojtësit të djathtë Bojan Gjorgievski, mbrojtësit 21-vjeçar Ardian Krasniqi (PSG U-19 disa vite më parë dhe Shqipëria U-19), dhe sulmuesit nga Mali, Sheik Tidiane Tambade, për të cilin nuk ka asnjë të dhënë online dhe nuk dihet nga e ka zbuluar Teuta, por shpresohet që të rezultojë më i mirë se Osemene.
Mbrojtësi Amir Bilali dhe mesfushori Burhan Mustafov do t’i bashkohen ekipit në Turqi.
LISTA ZYRTARE
Portierë: E.Kastrati, Sh.Moçka
Mbrojtës: S.Shkalla, F.Beqja, A.Hrkaç, D.Shehi, G.Lika, E.Hakaj, A.Sykaj, B.Gjorgievski, A.Krasniqi
Mesfushorë: A.Çyrbja, A.Hila, D.Bilali, L.Vila, Xh.Lajthia, T.Çmajçanin, A.Dediç, R.Karim.
Sulmues: Amadu Latif, Sheik Tidiane Tambade
Stafi
Zv. President: Kreshnik Braho, Drejtor: Eduard Salliari, Trajner: Stavri Nica, Zv. Trajner Ilir Biturku. Trajner i Portierëve: Xhevair Kapllani Fizioterapist: Mirban Gorenca dhe Gledi Rexha.