Dramë në Durrës. Teuta kërkonte tre pikët për të ngushtuar diferencën me Vllazninë që barazoi me Partizanin në shtëpi, por në fund nuk ia arriti qëllimit, edhe pse ishte shumë pranë. Një pjesë e parë e mbyllur në barazim pa gola, ndërkohë që e dyta nisi me gol.
Kristi Vangjeli shkaktoi një penallti në në të 47’ minuta dhe Ardit Hila u vu përballë portierit Shehi dhe shënoi. Durrsakët u munduan shumë ta mbajnë këtë rezultat dhe ishin shumë pranë.
Por në minutat shtesë ndodhi gjëma. Moçka, pasi shpëtoi skuadrën e tij nga goli pas një gjuajtje me kokë, kishim të bënim me një korne për miqtë. Krosimi në zonë shkoi te Soue, i cili e drejtoi topin për te Xhejms. Nigeriani lehtësisht e dërgoi topin në rrjetë dhe 1-1. Skuadrat ndajnë nga një pikë dhe te Teuta ka shumë zhgënjim.