E çuditshme, Teuta është skuadra më me fat për sa u përket penalltive, sepse ka marrë mesatarisht një penallti çdo tre ndeshje këtë sezon, krejt e kundërta e Flamurtarit, që është ndëshkuar me një penallti në çdo tre ndeshje. Hila 4 gola, Dediç dy 2 gola, Çyrbja e Lena nga një gol, por ka edhe penallti të humbura, sepse bilanci do të ishte edhe më anormal.
Çudia është se Teuta nuk është një skuadër aq ofensive dhe e pranishme në zonën kundërshtare sa Skënderbeu, për shembull, që gjithashtu ka marrë shumë penallti këtë sezon, me Lilajn që ka shënuar 7 herë dhe Muzakën një herë, por në përgjithësi penalltitë kanë qenë vendime të sakta (hiq atë të para dy ditëve ndaj Luftëtarit) dhe me lojën që bën Skënderbeu është gjithnjë në zonën kundërshtare, sidomos kur luan në Korçë, ndaj nuk ka çudi që merr shumë penallti. Edhe Kukësi e Laçi kanë fituar shumë penallti deri tani, por nëse për Kukësin vetëm Flamurtari është ankuar në një rast, Laçi ka disa penallti tepër të diskutueshme, më saktë 3 të tilla në ndeshjet kundër Flamurtarit.