Ka përfunduar me shifrat 3-1 sfida e sotme mes Teutës dhe Tiranës. Bardheblutë gjetën të parët rrugën e rrjetës, teksa Kisi zhbllokoi shifrat në minutën e 13. Por vendasit reaguan në pjesën e dytë të lojës.
Zhongo riktheu përkohësisht barazimin, ndërsa më pas ishte Boçi në minutën e 79 dhe Umejiegoja në minutën e 8r-t përmbysën shifrat. Një fitore spektakolare kjo e Teutës, i cila shijoi sot tre pikët e para në kampionat./Sport Ekspres/