Teuta nuk ka humbur kohë për të zyrtarizuar futbollistin e saj të ri. Bëhet fjalë për Sebino Plakun që ka firmosur kontratën e re me ekipin e drejtuar nga ana e Martinit. Pas largimit të Hebajt ka ardhur futbollisti që ka shumë vite eksperiencë mbi shpatulla dhe e njeh më së miri elitën e futbollit shqiptar.
Në praninë e shefit të klubit Furxhi, Plaku është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”. Menjëherë i është bashkuar skuadrës në stërvitje, për të bërë kështu përforcimin e parë të Teutës në merkaton e verës. /Sport Ekspres/