Në ditën e sotme janë zhvilluar dy takimet e radhës për javën e dytë të Superiores. Kastrioti dhe Erzeni janë ndarë në një barazim pa gola. Pavarësisht se të dy skuadrat kanë kërkuar që të arrijnë në rrugën e rrjetës, nuk kanë mundur dot që të tundin portën kundërshtare.
Disi më ndryshe u paraqit situata te Teuta dhe Bylis, por sërish kishin të njëjtin fat. Ballshiotët befasuan vendasit me anë të Anthony Beji. Ky i fundit u tregua shumë i saktë për të gjetur cepin e rrjetës dhe për të shënuar golin e dytë në Superiore, kur pritej mbyllja e pjesës së parë.
Rezultati do të barazohej nga ana e Teutës me anë të Hebajt. Në minutën e 77 të takimit sulmuesi arriti të përfitojë nga rrëmuja në zonë duke tundur rrjetën për t’i dhënë një pikë skuadrës durrsake. /Sport Ekspres/
Kastrioti-Erzeni 0-0
Kastrioti: Sali, Selmani, Dida, Karakaçi, Ajazi, Mehmeti, Hasani, Rami, Kodra, Cela, Zogaj
Erzeni: Xhika, Iljazi, Sadiki, Krasniqi, Peposhi, Alan, Mehmeti, Ademi, Maloku, Kadriu, Krivicic
Teuta-Bylis 1-1 Hebaj 77′, Beji 42′
Teuta: Qirko, Idrizaj, Qaqi, Kotobelli, Karabeci, Beqja, E. Vila, Çejku, Hebaj, L. Vila, Boçi
Bylis: Haremi, Trumci, Preka, Damçevski, Loran, Qoshku, Souza, Maçolli, Ruçi, Kaçorri, Antony