“Teuta na gjeti në disa momente dobësie”, trajneri i Kastriotit: Arbitri e kishte dorë në xhep për Kastriotin, por jo për kundërshtarin tonë…

Teuta ka marrë tre pikë me shumë vlera ndaj Kastriotit. Durrsakët kaluan në avantazh me anë të Lorenzo Vilas në minutën e 45. Goli i dytë i takimit erdhi nga Oshafi në të 68, teksa pas pasimit të marrë nga Lorenzo Vila, nuk e kishte të vështirë për të gjetur rrjetën.

Kështu ndeshja u mbyll me shifrat 2-0 dhe Martini e kthen Teutën në rrugën e duhur. Durrsakët grumbullojnë tre pikë të tjera dhe janë shumë pranë daljes nga zona e ftohtë pas sezonit që dukej se po shkonte si mos më keq. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Mema: “Ishin disa momente dobësie të tonat që i shfrytëzoi kundërshtari. Jam pak në dyshim për golin e parë që shënoi Teuta. Nuk është e pranueshme që arbitri kishte dorën në xhep për lojtarët e Kastriotit dhe nuk nxirrte karton për Teutën. Nuk po them që e humbëm ndeshjen nga arbitri. Lojtarët tanë duhet të hyjnë në fushë për ta fituar ndeshjen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *